Rama refuzon Trump, nuk pranon zhvendosjen e Ambasadës në Jeruzalem: Shqipëria do të ndjekë vijën e BE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump i cili në një letër dërguar kreut të qeverisë shqiptare i kërkonte zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij Avdullah Hoti, kryeministri Rama tha se Shqipëria në këtë drejtim është në një linjë me politikën e jashtme të vendeve të BE.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se kombi ynë historikisht ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Irazelin, teksa kujtoi se pas luftës Shqipëria ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj se çdo vend tjetër në Europë.

“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës sa para luftës, i vetmi në Evropë. Është vendi ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve, madje shqiptarët janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur ata si hebrenjtë që mbanin në shtëpi.

Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!