Ruçi uron kryeparlamentarin Beçiq

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi, Aleksa Beçiq, me rastin e zgjedhjes si Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

“Me rastin e zgjedhjes tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar”, shprehet Ruçi.

“Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, tha Ruçi.

“Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar  dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju”, përfundon letrën e urimit Ruçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!