Cungu: Nuk kam marrë ftesë nga opozita për fomimin e Qeverisë

Kryetari i Forcës,Nazif Cungu, pas takimit të sotëm të koalicionit ”Shqiptarët të Vendosur” me Dushko Markoviq kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve për mandatar të Qeverisë së re, tha se nuk kanë marrë thirrje nga opozita për formimin e qeverisë.

I pyetur nga gazetarët a do të përgjigjet ftesës së opozitës dhe të bisedoj me ta mbi formimin e Qeverisë, Cungu tha se si kryetar i partisë, nga opozitarët nuk ka marrë ftesë, as letër, prandaj edhe nuk mund të deklarohet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!