Markoviq përfundoi raundin e parë të konsultimeve – Edhe shqiptarët presin vende në Qeveri

KandidatI i Partisë Demokratike të Socialistëve për mandatar të Qeverisë së re, Dushko Markoviq mbrëm filloi bisedimet me Partinë Boshnjake mbi formimin e qeverisë së re , ndërsa bisedimet vazhduen sot me IQ Korate, Koaicionin ”Shqiptarët të Vëndosur” dhe Social Demokratët e Ivan Brajoviq.

Partitë e pakicave u shprehën se do të vazhdojë bisedimet me PDS-në, pasi që presidenti Filip Vujanoviq edhe zyrtarisht të propozojë kandidatin për formimin e qeverisë së ardhshme.

Edhe Dushko Markoviq deklaroi se bisedimet ende nuk kanë përfunduar por se është i kënaqur me rrjedhën e deritashme.Nuk kemi fol për zgjidhje kadrovike por vetëm për principet politike dhe marrveshjen rreth koalicionit të përbashkët për formimin e qeverisë pas këtyre zgjedhjeve.Do të vazhdojmë bisedimet kur për këtë të krijohen kushtet”, tha Markoviq.

Nazif Cungu nga Koalicioni ”Shqiptarët të vendosur” tha se, do të vazhdojnë konsultimet pasi që presidenti i shtetit edhe zyrtarisht të caktoi kandidatin për formimin e qeverisë.

Sot ishte raundi i parë, jemi të kënaqur me bisedimet, ne do të vazhdojmë bisedimet e mëtejshme edhe me partitë tjera të pakicave, tha Cungu.

Ai shtoi se, përfaqësuesit e Koalicionit, “Shqiptarë të vendosur” me Markoviq, kanë biseduar vetëm në parim.Markoviqin e kemi njoftuar se jemi në fazën e përgatitjes së platformës së përbashkët me kroatët dhe se dokumentin do ta prezantojmë kur të jetë i gatshëm.

Vende të caktuara në Qeveri do të kërkojnë edhe shqiptarët. Sa i përket pjesëmarrjes në Qeveri, ne do ta dorëzojmë marrëveshjen e plotë dhe kuptohet se do të kërkojmë pozicione të caktuar në Qeveri”, ka deklaruar Cungu.

Edhe nga partia kroate kanë kërkuar një vend në pushtetin ekzekutiv si kusht për hyrjen në Qeveri, deklaroi  kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq.Ndërsa deputeti i kësaj parti Adrijan Vuksanoviq nuk u përgjigj në pyetjen nëse presin ndonjë vend në qeverin e re. Vuksanoviq tha se, ky ishte vetëm takimi i parë dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

Në IQ Kroate presin që të miratohet platforma e përbashkët e partive të pakicave, rreth të cilës tashmë kanë arritur një shkallë të lartë të konsensusit.

Siç mëson Malësia.ME partitë e pakicave pritën të kenë gjithësei katër dokumente. Platformën e përbashkët dhe tri dokumente individuale në të cilat do jenë të përcaktuara kërkesat specifike për secilin nga popujt pakicë.

Anton-Gjokaj Autor: Anon Gjokaj

Shperndaje
1 Comment