Shqyrtohet mundësia për formimin e Ministrisë për diasporë

Kandidati për mandator për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dushko Markoviq shqyrton mundësinë që në Qeverinë e tij të formohet Ministria për diasporë, njofton gazeta, “Pobjeda” nga disa burime.

Për këtë mundësi është folur gjatë bisedave jozyrtare, të cilat Markoviq i ka zhvilluar me partnerët aktual, kurse është debatuar edhe gjatë bisedës së mbrëmshme me përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, shkruan rtcg.

“Nuk është sekrete që Boshnjakët janë të interesuar për këtë ministri, në qoftë se formohet, pasi që një numër i madh i mërgimtarëve nga Mali i Zi, janë të nacionalitetit boshnjak, që do të jetë me rëndësi të madhe për forcimin e lidhjeve të tyre me shtetin e Malit të Zi”, njofton “Pobjeda”.

Formimi i Ministrisë për diasporën krahas njësisë së Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, si dhe njerëzit e ri në pushtet ekzekutiv, Markoviq do t’i hynte rikonstruimit serioz të aparatit shtetëror. Mali i Zi ka drejtorinë për diasporë, dhe në krye të saj gjenet funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve Predrag Mitroviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!