Në bisedime me zëvendës kryetarin e PDS-së Dushko Markoviq, i cili do të përfaqësojë partinë si mandatar për Qeverinë e re, koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të kërkojnë sot edhe mbrojtjen e gjirit të Valdanosit, kthimin e vijës të mirave detare në korniza ligjore, si dhe trajtimin e Kripores siç kërkojnë institucionet evropiane, shkruan “Vijesti”.
Siç theksohet, kërkesat e tyre politike kanë të bëjnë me formimin e njësisë së posaçme në Ministrinë e kulturës e cila do të merret vetëm me ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, si dhe kthimin e statusit të komunës për Tuzin.
“Pozicionet të cilat do t’i kërkojmë varen nga kush prej negociatorëve, PDS-ja apo opozita, do të pranojnë platformën”, citon gazeta zyrtarin e këtij koalicioni./ul-info/