Nimanbegu: Tirana nuk përzihet, por e ka obligim ti ndihmojë shqiptarët

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu , tha për “Pobjeda” se platforma e partive shqiptare në Tuz nuk është përzierje e Tiranës zyrtare në politikën e mbrendshme të Malit të Zi, dhe theksoi se Shqipërinë e obligon Kushtetuta që ti ndihmojë shqiptarët jashtë vendit. Ai shtoi se e përshëndet këtë platformë dhe secilën marrëveshje e cila shkon në favor të bashkëpunimit të subjekteve shqiptare.

“Koalicionet paszgjedhore janë të pashmangshme për shkak të shpërndarjes së trupit zgjedhor shqiptar. A do të sjellë platforma formim të pushtetit vetëm nga subjektet shqiptare  varet nga dëshira e votuesve.”, tha Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!