Zenka: Qeveria aprovoj ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe njëheri kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve z.Mehmed Zenka, gjatë ditës së sotme nga qeveria e Malit të Zi, organizoi konferencë për shtyp, me çrast konfirmoi lajmin që qeveria e Malit të Zi në mledhjen e sotme aprovoj ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, njofton Forumi Rinor i UDSH-së.

Gjithashtu është në proçesin e ndrrimit edhe neni i ligjit për rend dhe qetësi, si dhe një pjes e ligjit për simbole shtetërore.

Këto tre ligje së bashku pasi që kan lidhëshmëri do i paraqiten Kuvendit të Malit të Zi në aprovim.

Me Aprovimin e këti ligji përmbushet edhe një nga kërkesat kyçe të koalicionit “Shqiptarët e vendosur” kundrejt partnerëve të koalicionit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!