Të martën, fillon punën këshilli organizativ për Komunën e Tuzit

Seanca e parë konstituive e Këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së komunës së sapo themeluar të Tuzit do të mbahet të martën, më 6 nëntor 2018. me fillim në orën 13:00, në komunën e Kryeqytetit, Podgorica.

Siç mëson malësia.me, në rendin e ditës do të jetë një pikë, dhe ajo është zgjedhja e kryetarit.

Këshilli organizativ përbëhet nga tre përfaqësues nga Komuna e Tuzit: Emin Haxhi dhe Nemin Alibashiq nga pozita dhe Nik Gjeloshaj nga opozita, si dhe tre përfaqësues nga nga Kryeqyteti dhe një përfaqësues nga Ministria e administratës publike.

Detyra e Këshillit është të propozojë:

  • mënyrën e rregullimit të mardhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • ndarjen territoriale ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • metodën për ndarjen e pronës ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • si dhe aktivitete të tjera për krijimin e kushteve për fillimin e funksionit të komunës së sapo themeluar të Tuzit
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!