Mali i Zi, drejt formimit të qeverisë

Në Mal të Zi, ditëve në vijim pritet të formohet qeveria e re e vendit e dal nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Sipas përfaqësuesve të partive që i fituan zgjedhjet, qeveria e ardhshme do të përbëhet nga ekspertët me mandat të përkufizuar deri në 200 ditë, të cilët në ndërkohë do të bëjnë çmontimin e sistemit dhe përgatitjet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në Podgoricë, të dielën u bë ceremonia e varrimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore dhe proruse.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!