Rudoviq: Në fillim, qëllimi ishte mbijetesa, por tani besoj se mundemi më shumë

Një klubi vogël nga Tuzi i Malit të Zi po mahnitë me rezultatet pozitive në Ligën e parë të Malit të Zi në futboll, shkruan News-TV.

Bëhet fjalë për skuadrën shqiptare Deçiq, e cila në 11 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka shënuar 5 fitore dhe 6 barazime, duke qenë e vetmja skuadër në ligë që s’e ka shijuar disfatën.

Së fundmi, ata fituan Iskrën me rezultat 2-0. Me këto tre pikë të reja klubi shqiptar nga Tuzi pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë (18-6 golaverazhi), një pikë më pak se lideri Buduqnosti i Podgoricës.  

Angjello Rudoviq është një prej futbollistëve, i ciloi po luan në nivel të lartë gjatë këtij sezoni.

Mesfushori me tipare sulmuese thotë se janë të kënaqur me këtë ecuri pozitive.

Deçiç nga Tuzi, klubi shqiptar që po mahnitë në Ligën e parë malazeze!

“Të jem i sinqertë se kemi pritur këtë rezultat shumë të mirë, por me kalimin e kohës e pamë se mundemi më shumë. Kemi një ekip te ri dhe trajner ambicioz. Klubi ynë funksionon në mënyrë perfekte. Në fillim qëllimi ynë ishte mbijetesa, por tani besoj se mundemi diçka më tepër. Pra, të arrijmë të pozicionohemi për një vend në Europë”, deklaroi Rudoviq për News-TV.

“Për titull është herët të mendojmë, por deri në fund nuk i dihet, pasi ka shumë ndeshje për tu zhvilluar. Do të japim maksimumin për të arritur sa më shumë pikë. Favorit? Buducnosti dhe Sutjeska e Nikshiçit përfundimishtë janë favoritët më të mëdhenj për titull”, thekson ai.

Të mërkurën (4 nëntor,) Deçiq si mysafir luan me Jezeron, kurse katër ditë më vonë në terren të vet e presin Zetën. /News-TV/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!