Në Partin demokratike të socialistëve, nuk mendojnë për zgjedhje të reja dhe as nuk do të mendojnë gjatë katër viteve të ardhshme, kurse opozitës i kanë rekomanduar se së suksesi vjen përmes programeve cilësore e jo me protesta, transmeton Radioja e Malit të Zi.
Nëse opozita mendon se duhet organizuar zgjedhje çdo ditë, në Mal të Zi, nuk do të ndryshoj asgjë as gjatë 100 viteve të ardhshme, sepse me sjelljen aktuale, opozita nuk mund të fitojë përkrahjen e shumicës së banorëve, ka theksuar për radion e Malit të Zi, Obrad Misho Srtanishiq, nga PDS, duke e komentuar kërkesën e opozitës që zgjedhjet të përsëriten për shkak të gjoja parregullsive.
Zgjedhjet i kanë pranuar edhe vëzhguesit ndërkombëtar, por edhe vet opozita, konsideron Stanishiq.