Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së: Kemi pasur bisedime me ”Shqiptarët e Vëndosur”, nuk ndikuam në vendimin e tyre

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDS-në për formimin e qeverisë së re, koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” është në qëndrën të vëmëndjes në Mal të Zi për shkak të kërkesave politike që kishin.

Pas shkrimit të Malësia.ME që koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” para nënshkrimit të marrëveshjes kishin kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar dhe që janë konsultuar edhe me Kosovën dhe Shqipërinë, ky lajm të nesërmën gjeti vënd në ballinën e gazetës ”Vijesti”.

Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi dje e konfirmuar se kanë pasur biseda me zyrtarët e koalicionit “Shqiptarët të Vëndosur”. Megjithatë, nga Delegacioni i BE-së thanë se nuk kan ndikuar në vendimin e tyre për hyrjen në qeveri.

Genci-NimanbeguGenci Nimanbegu dje ka deklaruar se do të analizojnë rregullisht përmbushjen e marrëveshjes dhe nëse do të ketë arsyetim dhe mosrespektim të marrëveshjes ata janë të gatshëm të anulojmë përkrahjen e qeverisë”, tha ai në deklaratë për Radio Europa e lirë.

Ky medium rikujton që para zgjedhjeve Nimanbegu ka deklaruar se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të jetë pjesë e Qeverisë “vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit”.

Nik GjeloshajNik Gjeloshaj për TV Vijesti u shprehë optimistë për realizimin e kërkesave të nënshkruara dhe se shikojnë që të realizojnë sa më shumë në këtë mandat. Unë jam i sigurt, sepse kemi të gjitha garancitë e mundshme, kemi vendosmërinë e kryeministrit të ri për realizimin e kërkesave tona, dhe kemi një dozë optimizmi më të madh se kurrë më parë, se do zgjidhen kërkesat e shqiptarve.

dritan-abazovicDeputeti i URA Dritan Abazoviq tha se PDS-së edhe më parë ka premtuar por asgjë nuk ka përmbushur. Megjithatë, tani vetëm për hir të ruajtjes së pushtetit i duhet të pranojë komrpomiset, të cilat deri tani nuk ka dashur ti pranojë, tha Abazoviq.

Ai tha se do jetë i gëzuar nëse PDS-ja do përmbushë marrveshjen e nënshkruar. Ai shtoi, se kjo ndoshta mund të pritet kur bëhet fjalë për komunën e Tuzit, por problemi lind kur është fjala për Kriporën dhe Valdanosin.

Kriporja është interes i drejtpërdrejtë i familjes së parë në Mal të Zi, edhe pse pas një presioni të madh ndërkombëtar, ata nuk e kanë sjellë dokumentin në lidhje me mbrojtjen e plotë të Kriporës. Do të shohim nëse kjo tani do të japë fryt. Kur është fjala për Valdanos, historia është e ngjashme, vetëm kjo është pak më e thellë dhe analiza është më e vështrë se kush qëndron pas kësaj. Përvoja na tregon se ata shum herë kanë nënshkruar marrëveshje të koalicionit dhe kurrë nuk e kanë përmbushur, tha Abazoviq.

Nik GjeloshajPër Gjeloshaj pyetja e Valdaosit është gjë absolutisht e qartë, sepse është pronë private e cila duhet t’u kthehet pronarëve të tyre. Nga ana tjetër, kur është fjala për Kriporen, siguri atyre u jep mbështetja e faktorit ndërkombëtar.

“Nga Komisioni Evropian kemi qëndrime, që disa kapituj nuk do të mund të mbyllën nëse do të vinte deri te ndonjë gjë, që nuk do të ishte në kuptimin e asaj që kemi nënshkruar “, tha Gjeloshaj. /Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!