Kuvendi filloi debatin për kabinetin e ri, votimi pritet më 4 dhjetor

Kuvendi i Malit të Zi filloi sot debatin për kabinetin e mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, qeveria e parë në tri dekada që nuk do të drejtohet nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq.

Seanca në këtë temë, që ka nisur sot, pritet të rezultojë me votim të qeverisë më 4 dhjetor.

Mandatari Krivokapiq ka thënë se prioritetet e kabinetit të tij janë ekonomia, luftimi i koronavirusit dhe “sundimi i vërtetë i ligjit”.

Teksa i është adresuar parlamentit, Krivokapiq është zotuar për miratim të ligjeve që do të shënjestronin zyrtarë të korruptuar dhe për shfuqizimin e atyre që janë përshtatur “për interesat partiake dhe kundër interesave të qytetarëve”.

Krivokapiq poashtu ka thënë se do t’i japë “prioritet të veçantë” ndryshimit të ligjit kontrovers për komunitetet fetare, që ka nxitur protesta në mbështetje të Kishës Ortodokse Serbe, në fund të vitit të kaluar.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!