Zv.Kryeministri i Maqedonisë V. Fatmir Bytyqi për vizit pune në Mal të Zi, takohet me Abazoviqin

Zv/Kryeministri i Maqeonisë Veriore për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, po qëndron për vizit në Mal të Zi ku u pritë na zv.Kryeministri, Dritan Abazoviq.

Ata biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësisë për rritjen e investimeve 

DRITAN ABAZOVIQ – ZV/KRYEMINISTËR I MALIT TË ZI

“Biseduam për lidhjet ekonomike dhe rajonale dhe qëndrimi im ëhtë se duhet të mbështeten të gjitha nismat rajonale, por duhet të kuptojmë se bashkëpunimi rajonal, fatkeqëisht është cështje politike e jo ekonomike. Mali I Zi duhet t`u jep shtytje eurointegrimeve, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë jashtë integrimeve rajonale, që assesi s`mund të jenë zëvendësim për BE-në”

Zv/Kryeministri Bytyqi ka thënë se përmes bashkëpunimit rajonal duhet të lidhen të gjithë ekonomitë që janë të vogla dhe si të tilla nuk janë atraktive për investime të huaja.

FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË VERIORE

“Me këtë do të rritet niveli I ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Patjetër të sjellim ide afirmative, invetimet nga rajoni t`i shohim si të vendit, t`i minimizojmë barrierat për shkak se nuk sjellin asgjë të mirë. Të flasim për krijimin e politikave për tërehqjen e investimeve të huaja”

Zv/Kryeministri Abazoviq në fund ka konstatuar se takimet  intenzive mes dy vendeve si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndoshta mund të nxisin një valë më të gjerë për tejkalimin e barrierave të biznesit

Shperndaje