Futbollistët e Deçiq në bojkot !?

KF Deçiq në pjesen e parë të sezonit arriti suksesin më të madh në historinë e klubit.

Megjithatë, ky sukses nuk u shoqërua në mënyrën më të mirë sepse futbollistëve u janë borxh disa rroga.

Siç njoftojnë futbollistët ata do të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre, dhe nuk do të fillojë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, nëse atyre nuk u pagohen “së paku” dy rroga.

Kemi arritur sukses të madhë në pjesën e parë të sezonit, unë mendoj se ne nuk meritojmë këtë trajtim.Ne me siguri nuk do të fillojmë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, nëse nuk do na paguhën të paktën dy rroga – njoftoi një nga futbollistët e Deçiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!