Sinishtaj në vitin 2016 pretë që shqiptarët do të kenë një platformë të përbashkët

Vasel Sinishtaj thot se në vitin 2016 pretë që më në fund shqiptarët do të kenë një platformë të përbashkët për veprim politik.

Sinishtaj thotë se qytetarët e Malësisë për herë të parë do të kenë zgjedhjet lokale për këshilltarët e komunës së vet e cila do të ketë kufijtë e saj administrative, buxhetin dhe kompetencat, në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ai theksoi se vitin 2015 do ta mbajë mend për vendimin pozitiv të gjykatës së drejtave të njeriut në Strasburg dhe gabimit të shtetit të Malit të Zi të kryer në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”.

Do ta mbajë mend edhe për garën mes liderave shqiptarë nga Komuna e Ulqinit se e cila po i afronë më shumë DPS-it dhe jo e cila do marrë më shumë nga ata.Pastaj tentimi i diasporës tonë për të “detyruar” subjektet shqiptare që veprojnë në territorin e Malësisë për të nënshkruar një platformë të përbashkët politike.Kemi pasur mundesi të shohim edhe ndertimin e shtepis mortore në Vuksanlekaj me meriten e Diasporës , të cilet edhe një herë dëshmuan se kan kapacitet dhe mund të bëjn investime, sidomos nëse ne nuk jemi ”musafir në shtëpin tonë”.-u shrehë Sinishtaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!