Viti 2016 nis me protesta nga ana e opozitës në Kosovë, kësaj here edhe me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, si dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi.
Në një intervistë për Top Channel, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka arsyetuar veprimet e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës, të cilat siç thotë, – janë në mbrojtje të Republikës nga dy marrëveshje të dëmshme për vendin.
Ymeri bëri të ditur se, për sa kohë që qeveritarët qëndrojnë në pozicionet e tyre, këto dy marrëveshje do të kundërshtohen edhe me metoda të tjera, përveç atyre që janë parë deri më tani, duke nisur me protestën e paralajmëruar të 9 janarit.
Për më shumë ndiqni videon