Për rrogat e deputetëve 300 mijë euro më tepër

Deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi gjatë 11 muajve të vitit të kaluar për rroga u janë paguar mbi 1.3 milion euro ose rreth 300 mijë euro me tepër se në vitin 2015.

Rroga e deputetit në vitin e kaluar ka qenë 1.858 euro përmes stazhit të punës prej 18.5 për qind në nivelin mujor ose rreth 600 euro më tepër se në vitin 2015 kur rroga neto e deputetit ka qenë 1244 euro. Siç i është kumtuar agjencisë Mina nga parlamenti, rrogën më të madhe në vitin 2016 e kanë gëzuar deputetët me stazhin më të madh të punës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!