Hoxhaj: Nëse demarkacioni nuk ratifikohet në janar, rrezikojmë liberalizimin edhe për vitin 2019

Kosovarët rrezikojnë të mbesin të izoluar edhe në vitin 2019, nëse marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si kusht kryesor nga Bashkimi Europian për heqje të vizave nuk ratifikohet në Kuvend, gjatë muajit janar. Ky është paralajmërimi që ka dhënë për partitë politike ish- ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se nga muaji janar presin një dinamikë të re sa i përket Demarkacionit, ku në fundin e tij, pritet të ketë edhe diskutim në Kuvend. Zëvendëskryeministri Hoxhaj në një intervistë për lajmi.net, ka kërkuar konsensues nga paritë politike për çështjet nacionale, siç është demarkacioni, i cili mbetet kriter kyç nga BE që Kosovës t’i hiqen vizat. “Është koha e fundit që të gjitha subjektet politike, që janë në qeveri e opozitë që ta votojnë marrëveshjen dhe të shkojmë përpara duke liberalizuar vizat për qytetarët”.

“Prandaj, presim që në janar të krijohet në situatë e re dhe ta zgjidhim këtë çështje, ka thënë Hoxhaj. Kryeministri Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë ka shkarkuar Komision Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke emëruar një të ri, të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi. Ky komision ka dorëzuar në Qeveri raportin e tij, ku ka konstatuar se Kosova ka humbur territor nga marrëveshja e Vjenës. Materiali i komisionit të Bulliqit është dërguar edhe në Kuvend, është diskutuar edhe në Komisionin për Punë të Jashtme, i cili pritet që në fillim të muajit janar t’ia përcjellë Kryesisë së Kuvendit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!