Dje në Prishtinë Kosova kishte mbledhur diplomatë e ekspertë nga rreth 40 vende të botës për të ndihmuar në promovimin e agjendës së integrimit në NATO dhe BE.
Me qëllim të përfshirjes të Kosovës në debate të rëndësishme të sigurisë rajonale, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, u mbajte konferenca “Gërmia Hill”, ku të ftuar ishin rreth 200 mysafirë nga e gjithë bota. Përmes kësaj konference, Qeveria e Kosovës i dërgoi porosi Brukselit lidhur me integrimet dhe liberalizimin e vizave, duke i thënë që çdo vonesë e Bashkimit Evropian për Kosovën, mund të shfaq krizë dhe të krijojë hapësira për ndikim të Rusisë në Kosovë.
Çështja e migrimit dhe radikalizmi u tha janë problemet kryesore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat edhe mund të ndikojnë në ecjen përpara të rajonit drejt Evropës.Konferencën në Prishtinë e hapi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Në konferencë mori pjes edhe Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili tha se Çështja e migrimit, problem për çdo vend të Ballkanit Perëndimor.
Markoviq në Prishtinë pati edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Kosovës janë në nivel miqësore dhe pa çështje të hapura që mund të rrezikojnë atmosferën e fqinjësisë së mirë – u konstatua gjatë takimit të dy zëvendës-kryeministrave.
Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës i gëzohet ftesës së NATO-s dërguar Malit të zi dhe inkurajoi qeverinë malazeze që fuqishëm të vazhdojë përpjekjet e reformave në këtë drejtim./Malësia.ME/