Për Liderët Presidenca është dashtë të sigurojë transportin me autobus nga Mali i Zi !

Gjesti  i presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani, për tu takuar e për të biseduar me përfaqesuesit politik të shqiptarëve në Malin e zi është për tu përshendetur – është shprehur Tahir Tahiri, ish kryetari i KKSH-së.

Mbetet vetëm të shpresojmë që kjo ndejë, bisedë apo drekë, të rezulltoje e sukseshme e frytdhënëse , për shqiptarët në MZ.Por,duke parë pjesëmarrsit në takim, unë mendoj së është bërë një lëshim serioz nga ana e stafit të Protokolit të presidentit Nishani.

Presidenca do kishte qënë mirë të siguroje transportin me autobus nga Mali i Zi, në mënyrë që aty të kishte vend edhe për disa liderë tjerë të partive shqiptare në MZ, siç janë: z. Ali Doda me stafin e tij (BDSH), z. Ali Rexha me stafin e tij (PPD), dr Isat Jakupi me stafin e tij ( sja di emrin partise se tij), z. Muhamet Gjokaj me stafin e tij,(grupim qytetar ?) nga Tuzi….si dhe ndonjë grupim tjetër politik eventual që spo më kujtohet, me stafin e vet, e të cilët do ti bashkangjiteshin kryetarëve të tjerë me stafet përkatëse!

Sigurisht që, shpenzimet e drekës do ishin rritur, mirepo disa përfaqësues të partive pak më të ”vogla” si thonë shkodranet,”buk e kos” kishin hangër, veç të ishin aty!.

Në këtë mënyrë, me këtë përmasë përfaqësimi , Platforma eventuale për veprim politik , do ishte ma e qëndrueshme dhe ma gjithëpërfshirëse, që si e tillë, do kishte ma kredibilitet.

Shperndaje