Presidenti Nishani u takua me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dje në Durrës organizoi një drekë pune për drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi.

Në takim është biseduar kryesisht për problemet me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Mal të zi.

Presidenti premtoi angazhim të Shqipërisë në përmirsimin e statusit aktual të shqiparëve, i cili nuk është në nivelin e kënaqur.

Në takim u fol edhe për nevojën e platformës së përbashkët të cilën janë duke e punuar partitë shqiptare. Nishani ofroi përkrahje për të gjitha iniciativat politike që do të jenë rezultat i angazhimit të përbashkët të subjekteve politike shqiptare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!