Filloi zgjërimi i rrugës nga Sukruqi për në Dushiq dhe Vrane

Ditëve të fundit në Sukruq punëtorët e firmës ”Putevi” në dy lokacione janë duke zgjëruar rrugën në mënyrë që banorëve të disa fshatrave t’u sigurohet qarkullim më i mirë dhe më i lehtë.

Rruga është duke u zgjëruar nga Sukruqi për në Vrane dhe nga Sukruqi për në Dushiq dhe investitorë është Komuna e Tuzit.

Drejtimi i rrugës për në Dushiq është 1700 metra, dhe rruga do të zgjërohet nga 1 metër deri në 1.20 në mënyrë që të jetë katër metra e gjerë. E njëjta situatë është edhe për drejtimin rrugor Sukruq-Vrane dhe ëshë e paraparë që nga shëpia e kulturës të zgjërohën 1700 metra rrugë.

Nikollë Gegaj Kryetarë i Këshillit në Kuvendin e Komunës së Tuzit për financa, ekonomi dhe zhvillim, tha se mjetët për këto punime janë të planifikuara me planin financiar të Komunës së Tuzit për vitin 2017. Gegaj tha se, deri tani nuk ishte mundësia që rrugët të zgjërohën për shkak se është punuar ujësjellësi që është primar për këto lagje dhe rruga ishte prishur dhe prandaj u zgjodhë ky moment më i volitshëm kur u përfunduan punimet në ujesjellës. Poashtu në dy pjesë të Sukruqit të sipërm para disa muajve u vendos edhe ndriçimi publik ku përfshin më se 30 amviseri dhe u asfaltuan edhe 500 metra asfalt të ri, deklaroi Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!