Rama-Thaçi në Klan Kosova: Shqiptarët në Mal të Zi po afirmohen (Video)

Në emisionin “Zona e Debatit” që u mbajë mbrëmë në Klan Kosova, mysafirë ishin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ata mes tjerash biseduan për qasjen që duhet të kenë dy kryeqytetet ndaj Serbisë dhe a ka rrezik për një luftë të re në Ballkan, sikur po kërcënon Beogradi?

Si duhet të sillen Prishtina e Tirana karshi shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqiptarve tjerë në Rajonë, cila është platforma e re politike që duhet të ndjekin shqiptarët në të ardhmen…

reklamo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shqiptarët në Mal të Zi janë duke u afirmuar, janë pjesë e Parlamentit dhe të Qeverisë po marrin pjesë në zgjedhje dhe është e rëndësishme që shqiptarët votuan për një orientim euro-atlantik.

Me Malin e Zi kemi një bashkpunim të shkëlqyer dhe urojmë që Mali i Zi sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-s, tha Thaçi.

Për më shumë ju fojmë të ndiqni videon më poshtë:

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje