Vazhdojnë punimet në rrugën Dinoshë-Pikalë-Triesh

Punëtorët e firmës ”AM sistem” në koordinim me firmën ”Putevi” vazhdojnë hapjen e rrugës Dinoshë-Pikalë-Trieshë dhe deri tani janë përfunduar 1.275 metra.

Që punimet janë duke shkuar si pas planit këtë e konfirmoi për gazetën ”Dan” edhe kryetari i Këshillit dhe aktivisti i mirënjohur Nikollë Gegaj.Ai tha se Komuna Urbane e Tuzit për këtë qellim me planin financiar të vitit të kaluar ka ndarë 70.000 euro, kurse këtë vitë 100.000 euro, që do të thotë se punët nuk do të ndalën.

Me shumën fillestare prej 70.000 euro kontraktori ishte i detyruar për të hapur 1.400 metra rrugë, dhe tani puna do të vazhdojë. Punimet filluan në gusht të vitit të kaluar dhe deri tani janë hapur 1.275 metrat e para të rrugës dhe vlera e punës së realizuar është 48.493.35 euro.

Me planin financiar të vitit aktual janë parashikuar mjetet me vlerë prej 100,000 euro, kështu që as këtë vitë nuk do të ketë ndërprerje të punën intensive. Sidomos punë do ketë gjatë pranverës, atëherë kur kushtet atmosferike do na shkojnë për dorë, shprehet Gegaj.

Ai tha se ndërtimi i kësaj rruge do t’u sjellë të mira banorëve të disa fshatrave që gravitojnë në atë rrugë. Ndërtimi i kësaj rruge shkurton rrugën ekzistuese për Triesh për rreth 10 kilometra, kurse sa i përket fashtit Pikalë rruga ekzistuese, është e shkatërruar dhe e ngushtë, poshtu ëshët shumë e rrezikshme për komunikacion dhe ka pasur edhe rastje vdekjesh, tragjedi familjare që, për fatë të keq,e kanë shënuar këtë rrugë.

Më duhet të theksoi që kjo rrugë për shumë vite ka qenë në planet financiare të KU Tuz dhe ishte koha që të fillohet realizimi i tij. Ndërkaq, familja Gjonlekaj e cila është me prejardhje nga Trieshi dhe tashmë gati 50 vite jetojnë në New York, më herët kanë dhënë 10.000 $ për projekt dokumentacionin, dhe ajo që na kënaqë të gjithve, është që më në fund ky projekt po realizohet, theksoi Gegaj.

Afati për përfundimin e punimeve ishte një vitë, por që ditën e parë nga ”AM sistem” kanë thënë se punët do të përfundojë më herët.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!