Beogradi kërkon nga Mali i Zi të mos dërgojë oficerë në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar prej Malit të Zi të mos dërgojë ushtarë në Kosovë sepse për këtë nuk e ka pyetur Serbindhe në këtë formë do të cenonte marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

Këshilli për Mbrojtje e Siguri i Malit të Zi ka miratuar propozimin për Vendimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Armatës së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë. Është paraparë përfshirja e dy oficerëve të shtabit, njëra prej të cilave do të jetë në Komandën e Misionit në Prishtinë dhe tjetri në Komandën Rajonale të Misionit në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për këtë temë, Vulin tha: “Kërkoj shumë përzemërsisht nga Mali i Zi dhe ministria malazeze e Mbrojtjes që ta mendojnë edhe njëherë dhe të mos dërgojnë ushtrinë në Kosovë e Metohi”.

Autoritetet malazeze, siç po e konsideron Vulin, “e dinë shumë mirë se Kosova është pjesë e shtetit serb në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”.

Ministri edhe njëherë u “kërkoi autoriteteve malazeze të përmbahen dhe të mos dërgojnë oficerë në Kosovë, pasi që në kë formë po e pengojnë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai më tutje pohoi se në këtë formë do ta destabilizojnë rajonin tonë dhe nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë.

Analisti politik, Aleksandar Radiq, mbrëmë në televizionin e Malit të Zi, ka thënë se pjesëmarrja e oficerëve malazezë në misionin e KFOR-it në Kosovë nuk do të paraqitse problem në raportet mes Malit të Zi dhe Serbisë sepse misioni i KFOR-it është “faktori i vetëm real i sigurisë dhe stabilitetit”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!