Krivokapiq: E di që nga nesër nuk do të jem kryeministër

Kryeministri Zdravko Krivokapiq në konferencën e sotme për media tha se është i vetëdijshëm se nga nesër nuk do të jetë më kryeministër, pasi siç theksoi ai, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq është dakorduar me Lëvizjen Qytetare URA.

Kryeministri u bëri thirrhe qytetarëve të mos dalin në rrugë.

“Të qëndrojmë dinjitoz, që është fotografia më e bukur e Malit të Zi. Të ndiejmë momentin në të cilin jemi dhe të marrim së bashku një vendim se paqja dhe siguria e jonë dhe e fëmijëve tanë është më e rëndësishme se të gjitha lojërat dhe interesat. Rrini në shtëpi, shikoni… Unë jam i vetëdijshëm që nesër do të shkarkojnë Kryeministrin dhe Qeverinë, por nuk do të shkarkojnë dhe nuk mund t’ë shkarkojnë popullin. Ata janë më të fortë se çdo politikë”, thA Krivokapiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!