Nuk miratohet rendi i ditës për shkarkimin e Abazoviq

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi nuk është miratuar rendi i ditës që parasheh iniciativën për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe propozimin për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq në atë pozitë.

Për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11 dhe abstenuan 46. Këtë rend të ditës e mbështeten vetëm nga pjesë të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”.

Pas seancës, zëvendëskryeministri Abazoviq komentoi shkurtimisht se bëhet fjalë për vullnetin e popullit në parlament.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, si dhe ministrat Spajiq dhe Jakov Milatoviq.

Kujtojmë se kërkesën për caktimin e jashtëzakonshëm të seancës dhe propozimet e ka dërguar kryeministri aktual Krivokapiq më 19 janar, pasi Ura, në krye me Abazoviqin, me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka paraqitur iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!