Për shkarkimin e Krivokapiq me 23 mars në Parlament

Seanca parlamentare në të cilën do diskutohet për shkarkimin e kryetarit të saj Ranko Krivokapiq do të mbahet më 23 mars, u vendos sot në mbledhjen e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit.

Krivokapiq nuk pënoj kërkesën e PDS dhe partnerëve të tyre të koalicionit që seanca të mbahet me 10 mars por do të mbahet me 23, tha pas mbledhjes së Kolegjiumit, deputeti i Malit të zi Pozitiv Goran Tuponja.


03/03/2016 Mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit në të cilën do të caktohet data për mbajtjen e debatit për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ranko Krivokapiq ,do te mbahet nesër.

Iniciativën për shkarkimin e Krivokapiqit e kanë iniciuar 36 deputete te PDS,Partisë boshnjake ,Forca dhe Iniciativa qytetare kroate .Ata po ashtu kanë propozuar që mbledhja e kuvendit me ketë pikë të rendit te ditës të mbahet me 10 mars .

Ndërkohë ,Krivokapiq më parë ka theksuar se iniciativa për shkarkimin e tij do te shqyrtohet në seancën e parë të rregullt ,duke shtuar se s’ka nevojë të iket nga kjo.

Shperndaje