Sonte (e premte) është mbajtur nata e pestë e audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice of Albania”, edicioni i gjashtë.
Mes shumë konkurrentëve shqiptarë që u bën pjesë e kësaj gare, për herë të parë sonte u prezantua edhe këngatari i ri nga Malësia Antigon Gjokaj i cili arriti të kalojë Audicionet e fshehura.
Për Antigonin ishte vështirësuar kualifikimi pasi qe tre nga katër trajnerët e “The Voice of Albania 6” Alban Skenderaj, Besa Kokëdhima dhe Rock këngatari Xuxi e kishin plotesuar skuadren e tyre me nga 14 artistë dhe vetëm në skuadrën e Rona Nishliut kishin mbetur edhe dy vende.
”Treat you better” mban titullin kënga me të cilën ai u prezantua, çka bëri që Rona të shtyp butonin dhe të marrë Antigonin në skuadrën e saj.
Antigoni është 17 vjeç. Ai ka pak përvoja muzikore, por luan shum mirë kitarrën, ai ka 2 cover në YouTube dhe 14 këngë të krijuara vetë. Deri tani, Antigoni nuk ka guxuar të publikojë ende asnjë nga punimet e tij. Ka kënduar në disa veprimtari dhe ia ka dalë më së miri. ‘The Voice’ për të është një mundësi e mire, për të shfaqur talentin përpara një publiku./Malësia.ME/
Klip prezantimi Antigon Gjokaj