Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vota për ratifikimin e ligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi është patriotizëm, ndërsa të gjithë patriotët e tjerë i ka sugjeruar të shkojnë në Plavë, Ulqin, Preshevë e Valdimir.
Kështu ai ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prejardhja e të cilit është nga Mali i Zi.
“Nesër patriotizmi më i madh do të ishte votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Patriotët tjerë le të shkojnë në Ulqin, le të shkojnë në Preshevë, le të shkojnë në Vladimir – ta mbrojnë”, tha Veseli.
Ai tha se, do ti ndihmojnë që shqiptarët të kthehen në Plavë, sot 70% e territorit banohet nga jo-shqiptarë dhe kryetari i Komunës është jo-shqiptarë…
Ndërsa ai ka sqaruar edhe si e pati organizuar takimin mes ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe atij malazez Dushko Markoviq.
“Takimi i kryeministrave në Shkodër ka ndodhur para dy vjetësh, si përpjekje e imja që të kemi konsensus. Kontakti i tyre ka qenë ideja e krijimit të një baze të mirë për ta tejkaluar situatën që kemi pasur. Për të arritur në një dakordësim që palët ta korrektojnë marrëveshjen, nëse janë bërë gabime. Por presioni i madh mbi ish-kryeministrin Isa Mustafa nuk e lejoi të ndodhë kjo gjë. Pala malazeze që nga fillimi nuk ka qenë bllokuese. Përkundrazi. Ka pasur gatishmëri për dakordësim në këtë çështje”, tha Veseli në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=-gVofmjaiHM