Popujt pakicë në Mal të Zi nuk do të përkrahnin kurrë një ligj i cili propagandon konfiskimin e objekteve fetare, por as pushtetin i cili rrezikon liritë fetare të cilit do religjion në Mal të Zi, deklaroi sot Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit dhe Alternativës Shqiptare.
Ai tha se nën parullën e rrejshme mbi, kinse, ruajtjen e objekteve të shenjta, nuk guxon të rrezikohet uniteti i arritur në Mal të Zi.
Ngjarjet, dëshmitarë e të cilave jemi, e që kanë të bëjnë me organizimin e protestave, por edhe reagimi i një pjesë të deputetëve natën kur është miratuar ligji, është kthim mbrapa, përsëritja e vitit 1997, kur në njërën anë kemi pasur përkrahësit anti evropian, kurse në anën tjetër forcat pro-evropiane, theksoi Gjeloshaj. Njëzet e tre vjet më vonë, në mbrojtje të politikës anti-evropiane në protesta, kemi pothuajse të njëjtët njerëz nga viti 1997 që janë organizatorët e protestave sot, me qëllimin e vetëm që të ndalojmë rrugën e Malit të Zi drejt perëndimit dhe partneritetit me BE-në, si dhe partnerin më të rëndësishëm SHBA-të, ”thekson Gjeloshaj.
“Pakicat do të jenë të parat që do të mbështesin të gjithë objekte e shenjta: kishat, manastiret, xhamitë dhe nuk do të mbështesin konfiskimin e tyre nga askush. Pakicë në Mal të Zi nuk do të përkrahnin kurrë një ligj i cili propagandon konfiskimin e objekteve fetare, por as pushtetin i cili rrezikon liritë fetare të cilit do religjion në Mal të Zi.
Ai shtoi se pakicat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të jenë garant i mbrojtjes së arritjeve të deritanishme në Mal të Zi. /Malësia.ME/