Gjonlleshaj: Problemet duhet të zgjidhen me dialog

Kryeipeshku i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” se Mali i Zi ashtu si edhe vendet e tjera duhet të ketë ligjin për liritë fetare, kurse mosmarrëveshjet eventuale duhet të zgjidhen me dialog.

Në përpilimin e këtij ligji është punuar me vite të tëra. Se a është më i miri i mundshëm nuk mund të deklarohem. Shteti i Malit të Zi dhe të gjithë zyrtarët shtetëror, si dhe të gjithë në të cilët drejtojmë bashkësitë fetare duhet të kemi parasysh mirëqenien e qytetarëve, gjegjësisht besimtarëve në Mal të Zi.

Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj bashkësie, sepse këtu jetojmë dhe veprojmë. Në qoftë se jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nëse u duam të mirën qytetarëve, gjegjësisht besimtarëve, çka është detyra jonë, duhet të gjejmë kohë, vullnet dhe gatishmëri që të takohemi, të bisedojmë, të debatojmë dhe të sjellim vendime të përbashkëta, deklaroi Gjonlleshaj. Sheshet nuk zgjidhin çështjet e rëndësishme, ato i zgjidh vullneti i mirë, disponimi dhe gatishmëria për dialog.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!