Kombëtarja shqiptare i ka mësuar emrat e ekipeve kundërshtare në Ligën C të Ligës së Kombeve për Botërorin 2022.
Kuqezinjtë kanë përfunduar në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, në shortin e hedhur sonte në Amsterdam të Holandës.
Ky mund të konsiderohet një short i favorshëm për Shqipërinë, e cila kishte paraqitje dëshpëruese në Ligën e Kombeve për Euro 2020.
Kosova do të përballet me një grup të vështirë në Ligën e Kombeve, pasi i ka rënë shorti të luajë me dy ndër kombëtarët më të forta në Ligën C, Greqinë dhe Slloveninë.
Përveç Sllovenisë dhe Greqisë, Kosova do të përballet edhe me Moldavinë.
