Abazoviq krenohet: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka nisur të veprojë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur aksionin policor “Kufiri”, në të cilin u arrestuan anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë.

“Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të veprojë”, shkroi Abazoviaz në llogarinë e tij në Twitter me rastin e aksionit të sotëm policor.

Më herët gjatë ditës, Administrata e Policisë njoftoi se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë u ndaluan në një aksion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë.

Abazoviq theksoi se veprimi është provë se institucionet e sistemit mund të punojnë në mënyrë profesionale, të sinkronizuar dhe me efikasitet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!