Mbyllet edhe Ulqini

Drejtori i Insitutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi Igor Galiq njoftoi se është marrë vendim që  komuna e Ulqinit të mbyllet, duke u nisur nga situata e rënduar epidemiologjike. Në komunën e Ulqinit do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, qendrat tregtare, qendrat sportive si dhe parqet publike. Në ambientet publike nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër përsonave. Mbajtja e maskës është e obligueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura. Dalja nga banesa është e lejueshme nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Në konferencë u njoftuar se banorët e komunave të Ulqinit, Budvës, Tivatit dhe Herceg Novit u ndalohet të largohen nga territori i komunave të tyre.Ndalimi nuk i referohet kryerjes së detyrave të rregullta të punës, bazuar në verrtetimin e punëdhënësit, por gjithashtu edhe ofrimit të kujdesit shëndetësor, bazuar në dokumentacionin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se u mor vendimi për të mos bllokuar plotësisht Malin e Zi dhe për të pritur për dhjetë ditët e ardhshme, për të parë efektet e masave aktuale. Ajo u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat aktuale. Procesi i imunizimit, siç deklaroi ajo, po shkon sipas planit.

Janko Odoviq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave, tha se do të formohen tre ekipe të cilët do të merren me monitorimin e respektimit të masave. Këto ekipe janë antarë të Drejtorisë së Policisë, punonjësve të Drejtorisë për Çështjet e Inspektimit dhe Ushtrisë së Malit të Zi,” thotë Odoviq./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!