SHKA “Rapsha” organizon edicionin e gjashtë të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2021”

Njoftim

SHKA “Rapsha” organizon edicionin e gjashtë të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2021” – Malësi e Madhe.
Festivali do të mbahet me datat 20, 21 dhe 22 gusht 2021 në skenën e hapur në Vitojë.

Pjesëmarrës në Festival do të jenë grupe, SHKA dhe ansamble folklorike kombëtare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, përfshirë edhe ato nga diaspora.

Përmbajtja e programit të pjesëmarrësve duhet të jetë burimore dhe çdo pjesëmarrës prezenton folklorin e rrethit nga ai vjen, duke u paraqitur me kostume kombëtare sa më origjinale.

Për ndryshimet eventuale në organizim, e si shkak i masave në fuqi kundër pandemisë COVID-19, opinioni do të njoftohet me kohë.

Me respekt
Drejtoria e Festivalit

May be an image of tekst
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!