Agrobuxheti i Komunës së Tuzit: Për subvencione në mbështetje të bujqëve 344.000 euro

Komuna e Tuzit ka përgatitur Agrobuxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 368.700 euro dhe ky dokument është në diskutim publik për 15 ditët e ardhshme.

Nga kjo shumë, siç thuhet në dokument, 344.000 janë të destinuara për subvencione në mbështetje të prodhuesve bujqësorë, ndërsa 24.700 euro për shërbime të tjera.

Diskutimi qendror publik është caktuar për të premten, më 4 mars, në ora 10:30 në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Tuzit./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!