Gjukanoviq i jep mandatin Abazoviq për të formuar qeverinë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq.

Gjukanoviq dhe Abazoviq janë takuar sot me ç’rast presidenti e ka njoftuar me vendimin e tij.

“Konsultimet për mandatarin e kryeministrit për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, i kam përfunduar të hënën, më 28 shkurt”, thuhet në sqarimin dërguar kryetarit të Kuvendit Strahinja Bulajiq.

Gjukanoviq në arsyetimin e tij thotë se pas konsulltimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare, që e pranuan ftesën, ka marrë sigurinë se ekziston përkrahje për formimin e qeverisë së 43. të Malit të Zi.

“Për këto arsye, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të LQ URA, z. Abazoviq, i bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur të formohet qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë politike dhe të sigurisë, të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë. “, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e presidentit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!