Qeveria të formohet sa më shpejt, që të kemi ministrin e Mbrojtjes që do t’i shërbejë vlerave të shtetit

Presidenti Milo Gjukanoviq shumë shpejt do të caktojë mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re dhe rrethanat tregojnë se lideri iLQ URA dhe zëvendëskryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq është zgjidhja e vetme. Në atë mënyrë Mali i Zi do të dëshmojë se është shtet qytetar që promovon harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare, tha kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, në emisionin e mëngjesit të RTV të kryeqytetit.

Gjeloshaj tha se kjo mund të ndodhë edhe sot.

Qeveria pakicës është e vetmja zgjidhje që të fitojmë një pushtet ekzekutiv evropian. Sipas tij, Mali i Zi do të dërgojë mesazhin se e ka vendin në Bashkimin Evropian, dhe se kjo rrugë nuk ka alternativë.

Ai është i sigurt se së shpejti do të caktohet seanca e Kuvendit dhe se Mali i Zi në mars do të ketë qeverinë e re.

“Është shumë e rëndësishme që Qeveria të formohet sa më shpejt që të kemi një ministër të Mbrojtjes që do t’I shërbejë vlerave të shtetit. Është një privilegj i madh të ulemi në të njëjtën tryezë dhe të jemi në pozitë të barabartë me vende si SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania, por nuk duhet të harrojmë as detyrimet tona ndaj kësaj aleance,”, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!