U inaugurua sot aksi rrugorë nga rruga kryesore Tuz-Mataguzh deri te xhamia në fshatin Vllanë, me gjatësi 1.2km dhe me vlerë prej 127.872,80€.
Kryetari Gjeloshaj theksoi se investimi në çdo zonë të komunës me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, mbetet fokusi ynë kryesor edhe për vitin 2022. Ai gjithashtu shtoi se kjo datë koincidon me tre vjet nga zgjedhjet e para për Komunën e Tuzit, në të cilat dolëm fitues, si dhe falënderoi bashkëvendësin, mërgimtar në SHBA Pjetër Lekoçaj për lëshimin e truallit pa kompensim.
Punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po ecin sipas planit, prandaj lusim qytetarët që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë fazës së punimeve.
Komuna e Tuzit!

Jam shumë i lumtur që pikërisht sot, tre vjet nga fitorja në zgjedhjet e para për Komunën e Tuzit, inauguruam një pjesë të aksit rrugor Tuz-Mataguzh deri te Xhamia në fshatin Vllanë, me gjatësi 1.2km dhe me vlerë prej 127.872,80€. Investimi i shtohet të gjitha atyre punëve të kryera në këto tri vjet të menaxhimit të Komunës nga ana jonë.
Para tri vitesh qytetarët e Malësisë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me votën e vet vendosi që ta nxjerrë komunën nga humnera ku e kishin futur dhe ta kthejnë atë në një zonë investimesh e zhvillimi në çdo aspekt.
Komuna sot është pasqyrë e punës dhe aftësive tona për ta transformuar atë në çdo aspekt e në çdo drejtim. Këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen me po të njëjtin ritëm në çdo zonë të komunës.
Malësia po ndryshon!
NGJ
