Rama: Kemi mirëpritur marrëveshjen mes ”Shqiptarëve të Vëndosur” dhe Qeverisë

Në takimin e sotëm në Podgoricë mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama u fole edhe për shqiptarët në Mal të Zi.

Kryeministri Markoviq tha se, takimi i sotëm ishte një mundësi e mirë që të konstatojmë marrëdhëniet e mira dhe pozitën e mirë të pakicës shqiptare në Mal të Zi.

Komuniteti shqiptarë është i kushtuar interesave të Malit të Zi, dhe fuqishëm mbështet integrimin e Malit të Zi në NATO dhe BE, si dhe zhvillimin e brendshëm të vendit “, tha Dushko Markoviq, sipas të cilit Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të jenë çelësi i stabilitetit të rajonit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndeti pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën politike të Malit të Zi

Rama tha se, është shum inkurajuar nga fakti që koalicioni qeverisës i ka dhënë një shtyrje serioze përpara mardhënjeve me shqiptarët në Mal të Zi në drejtim të përmbushjes së të drejtave të tyre legjitime, përfaqësimi, të drejta administrative,ekonomike, kulturore, si dhe një përfshirje edhe më të mirë të tyre në shoqëri.

Kemi mirëpritur marrëveshjen e gjëre dhe me afate konkrete të arritur mes faktorit politik shqiptarë në Mal të Zi (Shqiptarëve të Vëndosur) me koalicionin qeverisës dhe kemi bindjen që inkurajimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të tilla është faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi, u shpreh Rama.

Gjat takimit të sotëm është rënë dakord se duhet zgjëruar pika e përbashkët kufitare Sukobinë-Muriqan. Dy kryeministrat paralajmëruan se ky propozim i përbashkët do të prezentohet në Samitin e vendeve të Ballkanit përëndmor.Në këtë pikë kufitare kalojnë gjatë vitit dy milion njërëz, ose katër herë më shumë seç ishte planifikuar kur u hap, në vitin 2002.

Poashtu është rënë dakord të krijohet sa më shpejtë të jetë e mundur një qendër rajonale për bashkëpunim policor në Plavë.

Dy kryeministrat lajmëruan se në muajin tetor në Shkodër do të zhvillohet mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze./Malësia.ME/

Rama, në Mal të Zi. Mbledhje e përbashkët mes dy qeverive në tetor (Video)

Shperndaje