Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Millo Gjikanoviq, ka rekomanduar mbrëmë se votuesit e Partisë Social Demokratike (PSD) duhet të mendojnë mirë nëse duhet përkrahur Draginja Vuksanoviq e cila, siç ka vlerësuar, nuk mund të kalojë në rrethin e dytë.
Kështu, ka theksuar Gjukanoviq, në fakt ata e përkrahin përfaqësuesin e “politikës së shkatërrimit dhe mohimit të shtetit të Malit të Zi“ Mlladen Bojaniq. Lideri i PDS në konventën parazgjedhore në Rozhajë ka theksuar se opozita gjithmonë ka qenë opstrukcion në arritjen e qëllimeve shtetërore me përjashtim të Partisë Social Demokratike.
Gjukanoviq ka theksuar se fakti që Partia Boshnjake (PB) dhe Social Demokratët (SD) e përkrahin kandidaturën e tij për president, dëshmon se Mali i Zi edhe përkundër të gjitha sprovave të vështira shtetërore ka mbijetuar e mbështetur mbi këtë aleancë politike.