Konfirmohen edhe 16 të infektuar, asnjë nga komuna e Tuzit

Mali i Zi ka konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus dhe tani janë gjithsej 160, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Në një video-konferencë, ai u bëri thirrje pacientëve që të mos stigmatizohen dhe theksoi se askush nuk është fajtorë që sëmuret.

Në komunën e Tuzit dje dhe sot nuk ka raste të reja të konfirumuar me virusin korona.

Gjithsej 73 persona janë të infektuar në Podgoricë, Tuz 34, Tivar 12, Ulqin 9, Andrijevic 7, Bijelo Pole 6, Budvë 4, Herceg Novi 5, Nikshiq 5, Tivat 2, dhe Danilovgrad 3 ./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!