Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA, deklaruan që është e papranueshme qasja e Partisë Popullore Socialiste (SNP), e cila kërkon dy poste ministrore, si kusht për hyrje në qeveri dhe për nënshkrimin e lex specialis.
Vendimin e Këshillit qendror të SNP e shohin si shantazh.
Dritan Abaziviq për RTCG tha se është i befasuar nga ky veprim i SNP-së.”Jam i befasuar, edhe pse shumë persona paralajmëruan se ky skenar është i mundur”.Kjo nuk i shërben qëllimit dhe qellimi është kontrollimi i procesit zgjedhor.Vendimi i SNP-së është i çuditshëm dhe i dëmshëm për ta, ka thën Abazoviq.
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA Zharko Raiçeviq tha se është e papranueshme qasja e SNP.
Ne jemi duke punuar me muaj të tërë për marrëveshje e cila është nëshkruar me 26 prill. Me të vërtetë është e çuditshme që një natë para seancës së Parlamentit, kolegët nga SNP, të cilët me javë kan hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar marrëveshjen, tani kthejnë tezën dhe çështjen e funksioneve.Shantazhi nuk është i mirë, kjo nuk është mënyra për të biseduar, tha Raiçeviq.
Sot SNP solli vendimi se do nënshkruajë marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me kusht nëse kjo parti fiton dy ministri,në qeverinë e besimit zgjedhor./Malësia.ME/