Kosova anëtarësohet në UEFA

Kosova zyrtarisht është anëtarja e 55-të e Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA.

Vendimi është marrë sot në Kongresin e UEFA-s në Budapest, ku 28 vende votuan në favor të Kosovës,24 vende të tjera votuan kundër, ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme.

Anëtarësimi në UEFA u mundëson ekipeve të Kosovës të marrin pjesë në garat evropiane, si dhe i hap rrugën Kosovës të anëtarësohet në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA.

Edhe pranimi në FIFA është çështje ditësh dhe pritet të realizohet në Kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.Tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!