Opozita e përçarë: Propozohen kandidatët për anëtar të qeverisë

Partia socialiste popullore (SNP) do të nënshkruajë marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me kusht nëse kjo parti fiton dy ministri, në qoftë se nuk fitojnë nuk do të mbështesin lex specialis në parlament.

Lideri i SNP Srgjan Miliq mbas mbledhjes së Kryesisë tha se SNP për Ministër të Bujqësis ka propozuar Radivoje Rashoviq dhe për Ministër të Financave deputetin Veselin Bakiq, edhe pse SDP për këtë funksion ka propozuar Rashko Konjeviq.SNP këtë propozim do ti dërgojnë opozitës dhe Millo Gjukanoviq.

Demos dhe URA më parë kanë shprehur mospajtimin me kërkesat e SNP-së dhe kanë propozuar që secila nga katër partit opozitare të marr nga një ministri dhe nënkryetari i qeverisë të jetë person jo-partiak.

Më herët sot URA , DEMOS dhe Partia Social Demokratike , kanë propozuar Rashko Konjeviq për Ministër të financave, kurse kandidati për nënkryetar të qeverisë do të jetë profesori, Milenko Popoviq. Ministër i punëve të brendshme është propozuar Goran Danilloviq kurse Boris Mariq, ministër për punë dhe përkujdesjen sociale./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!