Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka deklaruar se Rusia qëndron pas tentimit të grushtit të shtetit në Mal të Zi dhe tentim vrasjes së ish kryeministrit Millo Gjukanoviq.
“Nuk e di përse Rusia është tërbuar për shkak të hyrjes tonë në NATO, sepse kjo nuk është e orientuar kundër saj”, ka thënë Boshkoviq në tubimin mbi integrimet evropiane dhe euroatlantike, që në organizim të magazinës “Ekonomist”, mbahet në Podgoricë, shkruan rtcg.
Ai ka vlerësuar se qëndrimi i këtillë i Rusisë ndaj Malit të Zi shihet pothuajse çdo ditë.