Dua Lipa do ta bëjë hapjen zyrtare të finales së Champions League

Këngëtarja Dual Lipa do ta bëjë hapjen e natës finale të Champions League në Stadiumin e Kiev-it më 26 maj.
 Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale, UEFA ka bërë të ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të bëjë hapjen zyrtare të finales së Champions League.

UEFA ka publikuar gjithashtu një videoje promovuese të finales së Championsit në të cilën ajo shihet si hije dhe në sfond dëgjohen tingujt e këngës ‘New Rules’.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 26 maj në Kyiv të Ukrainës ku Real Madridi përballet me Liverpoolin.

https://twitter.com/ChampionsLeague/status/991973136294871040

Shperndaje